Një 11 vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli aksidentit të ndodhur sot në fshatin Suk 1, në Fier.
Policia njofton se rreth orës 11:45 djali me inicialet E.V., i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë është përplasur nga një mjet tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M.
Pas goditjes i mituri është përplasur me një makinë tip “Audi”, që ka qenë e parkuar në krah të rrugës.
Mësohet se i mituri është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Loading...