Janë 9 raste të reja në Fier të bëra tashmë zyrtare në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas burimeve thuhet se një vatër e re është identifikuar në lagjen “Konferenca e Pezës” ku babë e bir kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Mësohet se babai 70-vjeçar shërben edhe tek një pikë gazi e cila është mbyllur ndërsa i biri është punonjës tek një kompani private në Fier.
Kontaktet e tjera mbetet tek Kadastra dhe Adisa. Ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik për çdo kontakt që kanë pasur këta persona.
Loading...