Turi i dëgjesave publike për diskutimin e projektbuxhetit të Bashkisë Fier për vitin 2019, u spostua në Njësinë Administrative Mbrostar.
Pas prezantimit të punëve të realizuara gjatë vitit 2018, Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi u ndal gjerësisht te investimet e nevojshme që do të mbështeten nga buxheti i bashkisë për vitin 2019.
“Janë qytetarët që vendosin se çfarë është e rëndësishme për t’u bërë në zonën, apo lagjen e tyre. Jo pa qëllim i ndërmorëm këto takime. Ne e dimë se cilat janë problemet në zonë, pasi merremi çdo ditë me to, por bashkë me banorët vendosim listën e prioriteteve që do të mbështeten në buxhetin e ardhshëm të bashkisë”, u shpreh Subashi./atsh
Loading...