Fier – Digjet një makinë në lagjjen 1 Maji

Digjet një makinë në lagjjen 1 Maji në qytetin e Fierit.

Automjeti ka shpërthyer në flakë, sapo drejtuesi i saj ka zbritur. Dyshimet e para janë se makina ka shpërthyer si shkak i një shkëndije elektrike.

Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Makina është në pronësi të shtetasit Aurel Hoxha.

Makina e djegur është tip “Ford”, naftë, me targat AA792 EL.

Banorë të lagjes janë trembur në momentin që kanë dëgjuar shpërthimin. Po punohet për të zbuluar shkakun pse ka rënë zjarri.

Loading...