Në Fier ka pasur më pak lëvizje sot, kryesisht në banka apo sportele për të paguar dritën dhe ujit.
Të moshuarit sërish bëjnë rezistencë, duke mos respektuar urdhrin që të qëndrojnë brenda, madje ka edhe nga ato që janë të pakënaqur me ndihmën e Bashkisë.
“Na pruri Bashkia 2 kg miell, 2 kg makarona, nuk është turp rri pa ngrënë? Jetoj me plakun dhe çupën e sëmurë.
Jo s’kam marrë leje për të dalë në qytet? Nuk di të aplikoj ne jemi të dy qorr, sot erdha se kam çupën 50-vjeçe për të marrë lekët Vajti data 1 ne jemi pa ngrënë pa pirë, 2 kg miell na dërgoi Bashkia për turp të Zotit, 2 kg oriz, 1 pako makarona dhe 2 kg vaj, tërë muajin ça do ha.
Ça do më kap policia, policia të më jap për të ngrënë”, u shpreh e moshuara.
Një tjetër qytetare shprehet se nuk e ka marrë ende kempin, pasi nuk ka fond Bashkia. Ajo rrëfen se kempi është e vetmja e ardhur që ka dhe në këtë të muaj të vështirë, nuk ka asgjë për të ngrënë.
“Dua lekët e kempin, dritat s’kam paguar, ujin s’kam paguar. Na thonë nuk ka, po bëj ditë që po interesohem. Unë jam vetë, me ça të ha, vetëm të helmojë veten”, tha qytetarja.