Fier, fund problemeve me rrugët në lagjen “Kongresi i Përmetit”

Bashkia Fier nëpërmjet ndërmarrjes së Shërbimeve Publike ka nisur rehabilitimin e rrugës “Filip Dhima” në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Infrastruktura rrugore është një nga shqetësimet e banorëve të kësaj zone, zgjidhja e të cilës do të sjellë një tjetër problem të mbyllur, një tjetër angazhim të finalizuar dhe një tjetër vëmendje të spostuar.

Kryetari i bashkisë Armando Subashi është shprehur se ,”kemi ndërhyrë edhe më parë në lagjen “Kongresi i Përmetit”, por tani jemi fokusuar në rrugën “Filip Dhima”, për t’i dhënë fund një prej problemeve më të mëdha infrastrukturore të kësaj zone. Rikonstruksioni i rrugës dhe rikualifikimi i ambienteve publike do i japë një tjetër frymëmarrje lagjeve, qytetit dhe stilit të jetesës”.

Bashkitë e rretheve të Shqipërisë çdo ditë e më shumë po i kushtojnë vëmendjen e duhur infrastrukturës pasi është një hallkë mjaft e rëndësishme për banorët pasi krijohen kushte më të mira në lëvizshmërinë dhe komunikimin me qytete e tjera.
ATSH Nga Adela Alla

Loading...