Fier – Gjendet pa jetë në mes të rrugës një person

Trupi i pa jete i nje personi u gjet mëngjesin e të dieles në mes të rrugës pranë morgut të spitalit në Fier.

Policia njofton se personi i vdekur është një i moshuar, i identifikar me emrin Hajdar Hazizi, 74 vjec, por nuk dihen ende shkaqet e ndarjes se tij nga jeta.

Policia ka thene se bazuar ne këqyrjen paraprake dyshohet se burri mund të ketë pasur vdekje natyrale.

Grupi i hetimit ka mbledhur provat dhe deshmite ne vendin e ngjarjes dhe po vazhdon me veprimet e tjera per te zbardhur ate cfare ka ndodhur.

Loading...