Fier, investime për nxitjen e bujqësisë

Bashkia e Fierit po vijon me intensitet investimet për rehabilitimin e kanaleve kulluese, duke garantuar kështu mbrojtjen e tokave bujqësore.

Aktualisht, po ndërhyhet në një nga objektet e shumta të skemës së kullimit dhe ujitjes në fshatin Sop, ku ka nisur prej ditësh rehabilitimi i plotë i gjithë sistemit.

Ky objekt është vetëm 1.7 km dhe do të garantojë kullimin e mbi 10 ha sipërfaqe tokë bujqësore, pa llogaritur kilometra të tërë të rehabilituar deri më sot në sistemin e gjithë Bashkisë Fier.

Sipas Kryetarit të Bashkisë së Fierit , këto investime synojnë të garantojnë një sistem efikas kullimi e ujitje.

“Më shumë toka të kulluara, më shumë ujë gjatë sezonit të vaditjes dhe më shumë prodhim bujqësor”, tha Subashi.ATSH

Loading...