Fier, kisha e Shën Gjergjit një tjetër itinerar i ”Rrugëve të besimit”(foto)

Një tjetër atraksion turistik i shtohet itinerarit më të ri të ”Rrugëve të besimit”. Vijon puna në Kishën e Shën Gjergjit, Libofshë, Fier.

Ky restaurim dhe rijetëzim i një tjetër pasurie kulturore vjen falë bashkëpunimit dhe mbështetjes financiare të dhënë nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Aktualisht në këtë objekt është duke u zbatuar projekti restaurues i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Durrës.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës parashikon restaurimin e elementëve konstruktivë të monumentit.

Kisha e Shën Gjergjit, monument kulture i kategorisë I, mbart vlera të rralla historike dhe shpirtërore për banorët e zonës së Libofshës. /atsh

Loading...