Fier – Kush është i riu që u gjet i th.erur, detajet e ngjarjes

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 23- vjeçar u gjet i vdekur në një kanal në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit.

Ai është identifikuar si Florian Selimi. I cili kishte ardhur vitet e fundit nga Tropoja në fshatin Sulaj të Fierit.

I riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë me thikë gjatë një konflikti.

Policia gjithashtu ka konstatuar edhe një makinë tip “Reno” të braktisur në këtë zonë, ndërsa nga dyshimet e para thuhet se viktima është nxjerrë nga mjeti dhe më pas është ekzekutuar.

Sipas policisë, 23-vjeçari është qëlluar me thikë në fyt dhe për fat të keq ka humbur jetën.

Gjithashtu ka dyshime të forta se viktima, Florian Selimi, 23 vjeç, mund të ketë ndaluar në Sulaj të Fierit për të rregulluar një defekt pasi makina u gjet me kofano të hapur.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. 

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Loading...