Fier, linjë e re ujësjellësi për banorët e Portëzës

Edhe pse kanë patur një kontratë të rregullt me Ujësjellës Kanalizime Fier, banorët e Portëzës prej vitesh kanë vuajtur mungesën e ujit, kjo për shkak të linjave tejet të amortizuara, por edhe të shpërdorimit të ujit në mënyrë abuzive.

Ndaj në këtë njësi administrative është shtruar linjë e re ujësjellësi, si dhe janë pajisur me matësa 96 familjet e para.

Sipas Kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, “po vazhdon puna për shtrimin e linjave të reja edhe për 4 lagjet e tjera të kësaj njësie”.

“Formalizimi dhe investimi do të garantojnë një shërbim cilësor e të sigurt”, tha ai./atsh

Loading...