Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në Fier.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Fratar, ku makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit, ndërsa njëri i cili është në gjendje më të rëndë u nis drejt Tiranës.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte automjete dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.
Po punohët për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Loading...