Dy persona Fier kanë rënë në prangat e policisë pasi në shtëpinë e tyre kishin mbjellë kanabis.
Në vijim të punës së policisë në shtëpitë në fashtrat Cakran dhe Gorishovë janë konstatuar të mbjella bimë narkotike.
Autoritetet vunë në pranga 2 persona, një 42-vjeçar me iniciale K.Sh., banues në Cakran, Fier dhe një 20-vjeçar me iniciale F.Xh., banues në Rroms të Mallakastrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit K. Sh., 42 vjeç, banues në Cakran, Fier dhe F. Xh., 20 vjeç, banues në Rroms, Mallakastër” – njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.