Fier – Ndërtohet rruga e fshatit Metaj në Libofshë

Ndërtohet rruga e fshatit Metaj në Libofshë.

Kreu i bashkisë së Fierit dhe njëkohësisht, kandidat i Partisë Socialiste për një mandat të dytë në krye të kësaj bashkie, Armando Subashi ka theksuar se, pas rindërtimit të rrugëve kryesore të fshatrave, e gjithë puna dhe vëmendja do të jetë në çdo rrugicë fshati dhe lagjeje”.

“Ua ndërtuam rrugën edhe banorëve të mirë myzeqarë të fshatit Metaj të Libofshës.

Iu rikthyem kësaj zone me rrugët dytësore dhe në brendësi të lagjeve të vogla, ku kishte dekada pa u vënë dorë.

Një fshat i bukur, me njerëz punëtorë, që ishte lënë në harresë pafundësisht”, – është shprehur ai.

“Pse nuk e bëmë më parë? Se u dhamë fund rikonstruksioneve të rrugëve kryesore që lidhnin fshatrat në tërësi me njëri-tjetrin, anembanë bashkisë së Fierit”, – ka thënë Subashi.

Tani, ka shtuar ai, “e gjithë koha dhe puna jonë në çdo rrugicë lagjeje dhe fshati, për t’ua përmirësuar jetesën banorëve edhe në fshatin më të largët të bashkisë. Çdo ditë jemi në një rrugicë të re fshati”. /atsh

Loading...