Fier/ Nis rivitalizimi i zonave me potencial të lartë turistik

Përveç qendrës së qytetit dhe rehabilitimit të lumit Gjanicë, një tjetër projekt zhvillimor ka nisur të zbatohet në Fier.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi u shpreh sot se puna sapo ka filluar për rivitalizimin e zonave me potencial të lartë turistik në rajonin 3 dhe 4.

“Bëhet fjalë për rikonstruksionin e segmentit të dytë të rrugës “Mujo Ulqinaku” dhe segmentit të parë i rrugës “Jakov Mile”, që do të plotësojë infrastrukturën e standardizuar të qendrës së qytetit dhe do të lehtësojë dukshëm qarkullimin në këtë pjesë të tij”, tha Subashi.

Subashi theksoi se me mbështetjen financiare të Qeverisë, nëpërmjet Fondi Shqiptar të Zhvillimit dhe projektit të Drejtorisë së Punëve dhe Shërbimeve Publike të bashkisë Fier, në fund të këtij viti do të kemi një tjetër zonë me potencial të lartë turistik të rivitalizuar në qytet./atsh

Loading...