Fier/ Përcillet për në banesën e fundit 72-vjecarja e prekur nga koronavirusi

Është përcjelle ditën e sotme për në banesën e fundit Leonora Mocka, 72 vjecarja që humbi jetën 2 ditë më parë nga covid19.

72 vjecarja banonte në fshatin Poro të Vlorës, por trupin për në banesën e fundit e kanë tërhequr familjarët në Fier, aty ku është zhvilluar edhe ceremonia mortore.

Gruaja e moshuar nga fshati Poro 72 vjec , ishte dërguar pak ditë me parë në infektiv në Tiranë ndërsa mësohet se vuante edhe nga hipertensioni.

Gruaja jetonte së bashku me bashkëshortin, ndërsa burri doli negativ nga testi, por qendron i izoluar pasi kishin ardhur nga Italia ditë më parë.

Cifti jetonte në Itali gjatë periudhës së dimrit, ndërsa ishin kthyer nga vendi fqinj rreth tre javë më parë.

Loading...