Sipas buriemve thuhet se pasi janë dëgjuar palët, gjykata vendosi arrest me burg për Gudën, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij, Orges Aliçani 25 vjeç, ka vendosur detyrim paraqitje çdo të hënë.
Dy të rinjtë u arrestuan nga policia pas kallëzimit të bërë në DVP Fier, nga një 23-vjeçare se në datën 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri.
Ata akuzohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.
Loading...