Fier/ Pezullohet polici që sulmoi të riun në makinë

Incidenti i dhunshem i ndodhur ne qender te Fierit mbremjen e te shtunes eshte bere shkak per pezullimin nga detyra te policit te perfshire ne sulmin ndaj qytetarit 23-vjecar.

Sipas burimeve shtetasi me iniciale A.B., i cili jashtë orarit të shërbimit, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe e ka dhunuar ate fizikisht pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia njoftoi se Drejtori i Përgjithshëm pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, shtetasin A. B., pasi:

Sot, rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qendror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i shtetasit A. B. në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

Loading...