Policia bën me dije se A.M, 58 vjeç banues në Fier ka plagosur me armën e shërimit nga pakujdesia kolegun e tij gjatë dorëzimit të detyrës.
Njoftimi i policisë:
Në datën 24.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, pasi në ambientet e zyrave të SHPSF_së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal.
(BalkanWeb)
Loading...