Fier – Prindërit denoncojnë rrëmbimin e vajzës 15-vjeçare

Një 15-vjeçare e qujatur Jurgena Xhelili është denoncuar si e rrëmbyer nga prindërit e saj.

Vajza është nga fshati Mbroastar, ura e Fierit dhe i përket komunitetit rom. Mësohet se 15-vjeçarja është larguar nga banesa e saj ditën e djeshme.

Më pas janë njoftuar se vajza e tyre ndodhej në policinë e Beratit.

Më pas ata janë njofuar se vajza e tyre është marrë nga një djalë rom. Sipas prindërve vajza ka qënë në ambientet e policisë por ata nuk janë lejuar ta takojnë.

Në këtë situatë prindërit kanë denoncuar në policinë e Fierit dhe tashmë çështja po hetohet në bashkëpunim me policinë e Beratit.

Loading...