Fier/ Qytetarët grumbullohen për të marrë ndihma.Rrezik për tu kthyer në ‘vatër’ të koronavirusit

Teksa numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë Shqipërinë ka shkuar në 475, në qytetin e Fierit janë vërejtur neglizhenca nga ana e qytetarëve të cilët ndryshe nga sa kanë këshilluar autoritetet janë grumbulluar duke u kthyer në një rrezik potencial të përhapjes së koronavirusit.

Pamjet janë bërë publike nga kryetari i Partisë Demokratike Fier, Luan Baçi i cili ka hedhur edhe akuza ndaj bashkisë së Fierit duke thënë se qytetarët janë grumbulluar për shkak se ndihmat janë të pamjaftueshme.

Në qytetin e Fierit që nga hyrja e CoVid-19 në vendin tonë janë infektuar 32 raste.

Deklarata e Luan Baçit:

Nje situat e tille, shume e rrezikshme, eshte e perditshme.
Organizim i çorganizuar, nga bashkia.

Sasia e ndihmave shume e vogel, ne krahasim me nevojat dhe numurin e banoreve.

Fieri po rrezikon shume, ne perhapjen e koronavirusit, me grumbullime te tilla, jashte çdo, rregulli duke qene se eshte nje nga bashikit me te prekura nga COVID-19

Kete video dhe shume te tjera si kjo, do te bente mire Z Subashi qe tja tregonte dhe Ambasadores Amerikane Znj Yuri Kim dhe mos ta disiformoj.

Loading...