Dy raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Lagjen Liri të Fierit.
Burime thonë se mund të jenë kontakte të një farmacisti të infektuar që është në të njëjtën lagje. Totali i rasteve aktive në këtë qytet është katër.
Gjatë orëve të fundit u konfirmuar 12 raste të reja, duke e cuar në 981 numrin e përgjithshëm të të prekurve. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.
Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Megjithatë, pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot kemi një rritje të rasteve në spitalin ínfektiv.
Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapí íntensive.