Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Fier.
Bëhet fjalë për një vatër të re në Patos, një grua 50-vjeçare.
Nuk dihet ende se ku mund ta ketë marrë virusin, raporton Abc News.
Ndërsa rasti tjetër është nga zinxhiri i kontakteve. Po ashtu se me Covid-19 është konfirmuar edhe një edukatore e kopshtit publik “Skënderbeg” në Lezhë.
Pozitiv për virusin ka rezultuar dhe bashkëshorti i saj. Kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni.
Loading...