Fieraku 38-vjeçar, si humbi në mënyrë misterioze nga Tirana

38-vjeçari nga Fieri humbi në mënyrë misterioze nga Tirana.

Festim Lazaj kështu quhej më parë deri në vitin 2003 kur do të quhej Neritan Lazaj, pasi ai ndryshoi emrin në gjendjen civile.

Neritani ka emigruar që herët drejt tokës helene kur ishte ende një adolesht, në vitin 1995. Në Greqi ai ka punuar në disa qytete të ndryshme nga ku punonte cfarë ti dilte para.

Deri kur në vitin 1999 nis të merrej me trafikun e lëndëve narkotike në shtetin fqinj. Pak kohë më pas të këtij viti ai kapet nga policia dhe dënohet me burg.

Kryen një vit burg në Volos dhe më pas trasferohet në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo, ku kryen edhe dy vite të tjera, pasi ishte dënuar nga gjykata me tre vite heqje lirie.

Kryen dënimin e më pas kthehet në Shqipëri në vitin 2003 kur vendos të ndryshojë edhe emrin nga Festim ne Neritan.

Ai jetonte i vetëm në qytetin e Fierit, pasi familja e tij kishte vite që jetonte në Greqi.

Kishte afro një vit që jetonte i vetëm në Shqipëri dhe në dijeninë e familjarëve në atë periudhë ai lidhet më një femër përmes telefonit. Dy javë më pas komunikimeve të vazhdueshme me këtë person ai niset drejt Tiranës për ta takuar. Merr një taksi dhe niset drejt kryeqytetit.

Sapo kishte hyrë viti 2004 ndërsa 31 janari do të ishte e fundit ditë kur ai humbi kontaktet me familjen. Të vetmit person të cilit ai ka mundur ti dergojë një mesazh nga një numër tjetër telefoni, ka qenë shoferi i taksisë të cilit i ka thënë të mos e priste pasi ai do të qëndronte në Tiranë. Që nga ai moment nuk dihet më asgjë lidhur me fatin e 38-vjeçarit, për të cilin nuk ka asnjë informacion lidhur me vendodhjen e tij.

Loading...