Ditën e sotme, policia e Fierit ka vënë në pranga rojen e sigurisë së një kompanie për vjedhje.
Ky i fundit është kapur duke vjedhur materiale hekuri në kompaninë ku punonte si roje i sigurisë private.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, ndaluan shtetasin me iniciale A. Ç., 23 vjeç, banues në Fier, punonjës i një kompanie SHPSF.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke qënë i planifikuar me shërbim si roje sigurie pranë një kompanie private, në fshatin Jagodinë, Fier, është kapur duke vjedhur materiale hekuri.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Loading...