Fier:Makina përfshihet nga flakët,shoferi hidhet në ecje

Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Fierit. Automjeti tip Renault mori flakë teksa ishte në ecje e sipër.

Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e globit pranë Bashkisë së qytetit.

Automjeti është në pronësi të shtetasit Ismail Driza.

Shoferi është hedhur nga makina në lëvizje. Fatmirësisht Driza nuk ka pësuar dëmtime.

Shkak i djegies së mjetit tip Renault dyshohet një shkëndije elektrike. Shërbimi zjarrfikes ka mbërritur në vendgjarje për neutralizimin e flakëve.

(e.f/BalkanWeb)

Loading...