FIFA pezullon Partizanin dhe Kukësin, për tre sezone

Jo vetëm Partizani, Kukësi bëhet skuadra e radhës në Superligë cilës FIFA i bllokon merkaton. Qeveria e futbollit europian i ka pezulluar merkaton klubin verilindorë për tre sesione radhazi si pasojë e një gjyqi që ish futbollisti Filip Zderiç ka fituar në FIFA, ku shkak është bërë mos shlyerja e detyrimeve në kohë.

Klubi i Kukësit ka konfirmuar këtë dënim por ka saktësuar se çështja tashmë ka përfunduar në CAS ku besojnë se do të dalin fitues.

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin sportiv në lidhje me një vendim të dhënë nga FIFA në muajin janar, ku është bllokuar merkatoja jonë për shkak të një ankimimi të ish-futbollistit tonë Filip Zderiç. Është e vërtetë që në klub ka ardhur një vendim i tillë, mirëpo ky vendim është i pakuptimë dhe klubi ka marrë masat e nevojshme për ta çuar çështjen deri në fund.

Ky vendim tashmë është në CAS dhe është pikërisht kjo gjykatë, ajo që do të thotë fjalën e fundit. Klubi ju siguron se mga kjo çështje, do të dalim të fituar sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çka pretendon futbollisti në fjalë. Mbrojtësit i është komunikuar që të bashkohet me grupin në grumbullim, mirëpo futbollisti ka refuzuar dhe për pasojë klubi e ka dënuar duke e dërguar të stërvitet me Kukësin B (aktiv asokohe).

Futbollisti nuk e ka marrë parasysh këtë dënim të klubit, duke u larguar nga Shqiperia e duke shkelur kontratën dhe njëkohësisht duke bërë një denoncim me pretendimin se nuk është paguar.
Klubi ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në CAS dhe tashmë jemi në pritje të vendimit për të fituar gjyqin!

Loading...