FIFA trondit Serbinë, sjellja ndaj Xhakës dhe racizmi ndaj shqiptarëve do t’u kushtojë shumë

Gjërat nuk shkuan mirë mes Serbisë dhe Zvicrës, dhe FIFA tani po heton palën serbe.

Sipas gazetave zvicerjane, siç njoftoi FIFA të hënën pasdite, do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit. Kjo pasi mund të ketë pasur “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.

Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në lojëra.

Sipas informacioneve të Blick, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka.

Loading...