Këngëtarja Fifi ka bërë një rrëfim rreth dashurisë teksa bisedonte me aktoren Arjola Demiri brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ajo tha se ka dikë jashtë por nuk mund të jetë me të, ndonëse është pika e saj e dobët.
“Më ke thënë që e pëlqen shumë”, ka nisur biseda mes dy artisteve nga Arjola teksa Fifi ka vazhduar të tregoj për atë që ndjen.
“Nuk mundem me qenë me të. Unë nuk e pëlqej atë, unë e dua. Ai është pika ime e dobët në jetë. Si flas me të, si rri me të, si sillet me mua, si më ruan. Vetëm njëherë jemi përlarë”, u shpreh Fifi.
“Vetëm ai di si të më sfidojë në çdo aspekt. Ai është tamam burrë. Unë ia dua edhe defektet. Ai njeri është motiv. Unë nuk mundem me qenë me të”, vazhdoi më tej 27-vjeçarja.
Brenda shtëpisë ajo shprehu hapur një pëlqim për ish-futbollistin Granit Cana por kanë vendosur të jenë vetëm miq.