Një prej banorëve të rinj që hynë në shtëpinë e Big Brother mbrëmë është këngëtarja e mirënjohur, Big Mama. Hyrja e saj nuk ka kaluar pa reagim nga ish-konkurrentja e spektaklit Fifi.
Fifi ka uruar Big Mamën me një postim dhe me këtë rast i ka dhënë një porosi për të edhe Arbana Osmanit.
“Të dua Besianë, hallakatmi krejt. Arbana, asgjë nuk isha unë, çka është kjo”, ka shkruar Fifi në postimin e saj.
Fifi u largua nga Big Brother pas gjendjes së rënduar emocionale, duke deklaruar se ka nevojë të dalë jashtë e t’i përkushtohet vetes.
Loading...