Fifi u puth në buzë me ish-burrin e saj, habit me reagimin e saj Adrola Dushi

Adis Patushi është emri i të dashurit të ri të Fifit, si dhe emër i njohur për showbizin.

Lidhjen këngëtarja e ka konfirmuar në një koncert gjatë ditës së djeshme kua ata u puthën dhe përqafuan publikisht.

Në fakt prej disa ditësh qarkullonin fjalë në rrjete sociale që flisnin për këtë lidhje.

Modeles si duket nuk i ka mbetur hatri pasi e ka pëlqyer postimin ku shihet konfirmimi i lidhjes së këngëtares.

Duke pyetur ndjekësit e faqes se a e pëlqejnë çiftin, Adrola ka përdorur opsionin ‘like’.

Kujtojmë se Adrola dhe Adis janë prindër të një djali të vogël, dhe pse kanë kohë që janë ndarë, dyshja vazhdon të ruajë marrëdhënie të mirë, ndryshe nga ç’ndodh zakonisht me shumë çifte.

Adrola është një modele shumë e njohur me një karrierë kryesisht jashtë vendit, por është edhe një mama shumë e përkushtuar për djalin e saj, ku nuk mungojnë momentet e bukura që ndan në rrjetet sociale me të birin.

Loading...