Në emisionin “Autokon” të gazetares Anila Ahmataj u trajtua figura e Ismail Mekatit dhe luftërave të tij ndaj Tanzimatit!
Pjesa e parë…
Dekreti i Shenjtë i Pallatit të Trëndafilave, që e mori emrin Tanzimat, kërkonte të mënjanonte krerët feudalë shqiptarë, që deri tani kishin qënë financuesit dhe organizuesit e qëndresës, duke i goditur në 2 drejtimet e forcës së tyre.
Taksat do ti mblidhnin nëpunës osmanë, duke i ngarkuar me të tjera përsëri.
Shërbimi ushtarak bëhej i detyrueshëm pa shpërblim 7 vjet në ekstremin perandorak në Jemen, buzë Oqeanit Indian.
Kështu lindi kryengritja më e madhe e shekullit 19, ajo kundër Tanzimatit, dhe krerët feudalë opozitarë të Portës së Lartë, i lëshuan vendin një klase tjetër luftëtarësh profesionistë, krejt të pavarur në strategjitë e kryengritjes. Ata krijuan me të shpejtë Beslidhjen Shqiptare, për qëndresën e taborëve që Stambolli po bëhej gati të binte në territoret shqiptare jugore.
“Në të kaluarën në krye të lëvizjeve popullore vendoseshin njërëz nga familje të dëgjuara. U arrit nga të gjithë marrveshja se udhëheqjen e kryengritjes do ta merrnin njerëz me përvojë lufte. Ky vendim duket hapur se i shërben interesit të përgjithshëm, shkruan konsulli grek “Klerinxis” qeverisë së tij në atë kohë, lexojmë në revistën historike “O neos kuvaràs” 1966.
Kazaja e Vlorës, si më e spikatura gjendej kudo në beteja, që shpërthyen në Mallakastër me taborët që vinin pareshtur nga Armata e Vardarit nëpërmjet Elbasanit.
Mjaft aktivë mbeten edhe katundet pranë lumenjve, sidomos Vjosës, që ishin në fakt edhe çelësi i depërtimit të trupave befasisht, po dhe të kalimit të elementëve të domosdoshëm të prapavijës, si municione dhe ushqime, pa të cilat lufta as që mund të mendohet dot. Nder to ishin Mekati, Armeni, Picari dhe shumë të tjerë, te cilet sollën të parat detashmentet luftarakë përballë taborëve me usbekas, taxhikë e kirgizë në përbërje të ushtrisë osmane.
Serasqeri i Rumelisë, Mermet Reshit Pasha këmbënguli që duke marrë qytetin kyç të Beratit, do ta kish më të lehtë shtypjen e kryengritjes, gjë që bëri dhjetra mijë trupat kryengritës të drejtoheshin atje. Për këtë Porta e Lartë shumfishoi ardhjen e trupave me anë të flotës edhe nga deti. Gazeta ruse San Petërburgskije njoftonte; “Porta e Lartë me notën e saj të datës 2 gusht 1847 u bëri të ditur ambasadave të huaja sa brigjet e Shqipërisë që nga Preveza deri në Durrës do të jenë të bllokuara nga forcat detare turke”.
Kryengritja arrin kulmin këtë muaj dhe anëtarët e Beslidhjes Shqiptare i dërgojnë një letër mbretit të Greqisë, Otonit më 15 gusht 1847, në të cilën i kërkojnë ndihmë materiale, duke i kujtuar monarkut gjerman Oto fon Vitelsbah se Greqia që ai udhëhiqte, ekzistonte si vepër e shqiptarëve dhe atyre arvanitas.
Numrin më të madh nga të tre kazatë, e mban Kazaja e Vlorës, me 45 krerë ku rreshtohen krerët kryengritës dhe të trevave si Mekat, Armen etj…
Kreu i detashmentit kryengritës së zonës dhe në krerët e Kazasë së Vlorës, Ismail Mekati ka firmën e tij ndaj mbretit gjerman të Greqisë, i cili i frikësuar se mund të humbiste në këtë situatë pavarësinë edhe Greqia vetë, ua ktheu përgjigjen negative, se arkat i kish bosh dhe për pasojë nuk i ndihmonte dot, lexojmë në revistën historike greke O neos Kuvaràs 1966 ku detajohen dokumentet në fjalë të kryengritjes. Pas këtij fakti udhëheqësit e Kryengritjes mori një vendim drastik që meshkujt nga 7 vjeç e lartë do të vdisnin me armë në dorë në qoftë se sulltani nuk do të merrte parasysh kërkesat e tyre të drejta.
Ismail Mekati lindi në vitin 1791 dhe ishte një nga fshatarët e pasur të asaj kohe. Babai i tij Hariz Mekati merrej me kultivimin e orizit në zonën Picar-Beshisht-Risili-Xhuherinë. Vet Ismail Mekati kreu Medresenë në Berat, pastaj shkollën e mesme ushtarake në Selanik dhe pastaj ndoqi Institutin Ekonomik Agrar në Kajro-Egjipt.
Ismail Mekati ishte një nga përkrahësit e Ali Pashë Tepelenës dhe Pashallëkun e Janinës në 1817-1822. Por veprimtaria e tij ishte edhe më e gjerë, ai mori pjesë në betejat e Greqisë 1823-1825. Një nga miqësit e Ismail Mekatit ishte ajo me Ismail Pashë Vlorën , ku më 1826 u punësua në sanxhakun e Beratit.
Ishte viti 1834 kur Ismail Mekati do të merrte pjesë në kryengritjen kundër pushtuesve turq në Mallakastër. Por nga ana tjetër gjaku fisnor dhe ai trim rridhte prej venash, pasi edhe vet nëna e Ismail Mekatit dhe nëna e Rrapo Hekalit ishin motra.
Në vitin 1847-1848 së bashku me çetën e Mekatit e përbërë nga 32 luftëtar mori pjesë në kryengritjen antiturke në Mesaplik-Kuç-Delvinë, krahë përkrah me Zenel Gjolekën. Por Ismail Mekati u interrnua nga turqit në Anadoll.
Në vtin 1852 Ismail Mekati mori pjesë në betejat kundër ushtris së Malit të Zi në Shkodër e Podgoricë, per ruajtjen e viseve shqiptare.