Fiku,frut i këndshëm dhe i ushqyeshëm,ja kush s’duhet ta përdorë

Fiku është një frut i këndshëm dhe i ushqyeshëm.

Përdoret i freskët, i tharë, si dhe i përpunuar në produkte të ndryshme si marmelatë apo reçel.

Përmban shumë karbohidrate, që në fiqtë e thatë arrijnë mbi 60 për qind, si dhe albumina e yndyrna.

Fiqtë e njomë kanë mjaft vitaminë C, pro-vitaminë A dhe hekur. Fiqtë rekomandohet të përdoren nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që e ndiejnë shumë të ftohtët: ata i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.

Nuk këshillo-het të përdoren nga ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Përdorim të mirë në mjekësinë popullore fiqtë kanë gjetur kundër kapsllëkut.

Por fiqtë nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga diarreja.

Në rastet e acarimit të faringut, të mishrave të dhëmbëve dhe të rrugëve të frymëmarrjes, lëngu i përgatitur nga zierja e fiqve jep rezultate shumë të mira. Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove, si dhe për lyerje kundër reumatizmave e dhimbjeve të tjera artritike.

Qumështi i fikut të egër përdoret me efekt për zhdukjen e lythave nga sipërfaqja e duarve ose e këmbëve. Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës.

Loading...