Filloi turi i dëgjesave për buxhetin e 2019 në bashkinë Fier

Bashkia e Fierit ka nisur sot turin e dëgjesave publike për projektbuxhetin e vitit 2019.

Ndalesa e parë e këtij procesi diskutimi me qytetarët ishte në Frakull, ku pjesë e rëndësishme ishte edhe trajtimi i problematikave të zgjidhura dhe atyre që duhet të zgjidhen.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, i shoqëruar nga nënkryetarët, administratori i përgjithshëm dhe drejtues të lartë të institucionit, pasi paraqiti një përmbledhje të realizimeve dhe shpërndarjes së buxhetit të vitit 2018 u ka kërkuar të pranishmëve, përfaqësues të të gjithë fshatrave të kësaj njësie që të paraqesin prioritetet e tyre, me qëllim pasqyrimin më pas në buxhetin 2019.

Ky proces është kthyer tashmë në një model qeverisje për bashkinë Fier, e cila është ndër bashkitë e para në vend që e ka vënë në zbatim, duke nxitur transparencën dhe frymën bashkëqeverisëse me qytetarët. /atsh

Loading...