Fillon numërimi i votave në Tiranë, kush është demokrati që ka marrë më shumë vota se Basha

Ka filluar tashmë numërimi i votave edhe për kandidatët në qarkun e Tiranës duke nxjerrë rezultatet e para.

Deri më tani janë numëruar 13 kuti ku mes demokratëve udhëheq me vota personale Belind Këlliçi me 361 vota, i ndjekur nga kryedemokrati Lulzim Basha me 163 vota.
Në vend të tretë deri më tani, teksa numërohen kutitë e para, është Agron Shehaj me 135 vota.
Këto janë vetëm kutitë e para, ndërsa pritet që të numërohen edhe 1230 kuti të tjera për të patur një pasqyrë të saktë të mbështetjes që kanë kandidatët mes qytetarëve.

Loading...