Javet e fundit Shqiperia eshte perfshire nga moti i keq ndersa disa zona kane pasur permbytje si Lezha, Shkodra, Kruja, Durresi dhe Fieri e Vlora.
Pas shirave, temperaturat jane ulur ndjeshem ditet e fundit dhe tashmë duket se na pret acari dhe debora, gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.
Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e datës 13 janar dhe do të përfshijnë malësinë e Tiranës, Përrenjesin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.
Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm/ orë, citon abc news.