Sfidat për rikuperimin e plotë mbetën shumë të mëdha. Musai u nis para disa ditësh për kurim në një spital të specializuar ku u opera në Xhenova të Italisë.
Historia e 15 vjeçarit Musa Baculit nga Shkodra i cili mrekullisht pasi u mbyt në lum shpetoi dhe preku shumë shqiptarë.
Më herët Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri vizituan Musain në spitalin rajonal të Shkodrës, ku u bënë thirrje shqiptarëve për të shpëtuar jetën e 15 vjeçarit.
Pasi shuma e kërkuar nga spitali në Xhenova u mblodh, Musai u nis drejt Italisë ku menjëherë iu nënshtrua një operacioni, i cili rezultoi me sukses. Lajmin e dha në studio Elvis Naçi.
Pranë tij është e ëma dhe të dy bashkë kanë një mesazh falënderues për shqiptarët nga spitali i Xhenovës.
Mrekullia ndodh përsëri, pasi Musai ka filluar të flasë. /BW/