Policia e Vlorës ka realizuar një nderhyrje si film aksion në mes të shëtitores së Lungomares pas nje konflikti te ndodhur aty mes disa personave.
Disa efektivë kanë bllokuar trafikun rreth orës 21:00 dhe kanë ndaluar disa persona per te cilet me heret ishte raportuar se paten nje konflikt mes tyre.
Në pamje duket se si është shoqëruar me forcë një grup të rinjsh pas nderhyrjes se policise ne vendin e ngjarjes, e cila eshte nje rruge kalimi per turiste te shumte.
Ngjarja ka tronditur pushuesit dhe qytetarët e Vlorës kur policia doli me shpejtësi për të kapur personat.
Ende nuk ka një raportim nga forcat blu për të mësuar se cila ishte arsyeja e këtij operacioni në Vlorë, megjithate behet me dije se te ndaluar jane personat qe ishin perfshire ne konflikt./lajmifundit