Nga Adela Alla
Më skenar dhe regji nga Gjergj Xhuvani ka mbaruar xhirimi i filmit “Liqeni im”. Një projekt kinematografik, që sjell në role aktorë të njohur, por dhe emra të rinj që janë pjesë e filmit të Xhuvanit.
Vetë Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se xhirimet kanë mbaruar, ndërsa ka qenë një projekt kinematografik që ka marrë dhe mbështetjen nga “Eurimages” si dhe SEE Cinema Network.
Filmi “Liqeni im” është një dramë, që tregon historinë e Kristos. Një djalosh inteligjent, i cili mendon shpesh për kuptimin e fjalisë “Liqeni im”, që është shkruar në tabelë nga mësuesi i tij. Në film vjen historia e një djali që rritet dhe zgjedh rrugët në jetë mes dy brigjeve. Ai lundron mes tre kufijve, shqiptarë, grek dhe maqedonas, dhe mes tyre ai zgjedh rrugët, që do të mbajë në jetë. Në filmin me skenar dhe regji nga Gjergj Xhuvani në role janë aktorë si Ariton Pollozhani, Tristan Halilaj, Elia Zaharia, Luiza Xhuvani, etj, por pjesë e kastit janë dhe emra aktorësh të huaj.
Ky projekt për të cilin tashmë kanë mbaruar dhe xhirimet, më herët u votua si projekti më i mirë nga 54 projekte të 37 vendeve anëtare të “Euroimages”, gjatë mbledhjes së 150-të të Bordit Menaxhues, që u zhvillua në Armeni më 12 deri 16 mars 2018./a.a/ /a.g/