Finalistja e Miss Anglisë është bërë e para që konkurron pa grim në historinë gati shekullore të konkursit. Melisa Raouf, një studente 20-vjeçare nga Londra, sfiloi në gjysmëfinalen e konkursit të hënën pa make up. Tani, ajo do të garojë në finale këtë tetor për kurorën.
“Kjo do të thotë shumë për mua pasi ndjej se shumë vajza të moshave të ndryshme përdorin grim sepse ndihen nën presion për ta bërë këtë. Nëse dikush është i lumtur në lëkurën e tij, ne nuk duhet të detyrohemi ta mbulojmë atë me grim.”, tha ajo në një intervistë për Independent.
Melisa Raouf thotë se ajo “po përqafon njollat dhe papërsosmëritë”.
“Të metat tona na bëjnë ata që jemi dhe kjo është ajo që e bën çdo individ unik,” shtoi ajo. Raouf tha se, megjithëse filloi të grimohej në moshë të re, ajo vendosi t’i shmangej për konkursin. “Kurrë nuk kam ndjerë se i kam përmbushur standardet e bukurisë.
Melisa Raouf do të garojë në finalen e Miss Anglisë në tetor.
Së fundmi kam pranuar që jam e bukur në lëkurën time dhe për këtë arsye vendosa të konkurroj pa grim. Kështu kam besim te vetja time, ndërsa kur kam grim ndihem i bllokuar. Kjo jam unë dhe nuk kam frikë t’ua tregoj të tjerëve.”, ka shpjeguar ajo në intervistë. /abcnews.al