Nëntë persona përfunduan në pranga pas hetimeve të nisura në nëntor 2018 në Borgo Chiese, në Trento.
Të specializuar në vjedhjen e automjeteve dhe bankomateve, grupi veproi në Trento, në Milano dhe gjithashtu në Modena, duke kryer grabitje në vlerën e mbi 100 mijë eurove.
Kreu i bandës konsiderohej “Baba”, ndërsa baza operacionale e tyre ishte në zonën e Brescias.
“Babai” kishte nën varësi disa “djem”, tetë prej të cilëve kanë përfunduar në pranga për krijimin e një grupi kriminal, për vjedhje dhe marrjen e plaçkave të vjedhura.
Si nisën hetimet?
Hetimet filluan në nëntor 2018, pas vjedhjes në një bar në qytetin e Borgo Chiese.
Pajisjet e lojërave (playstation) dhe bankomatet ishin shënjestrat e preferuara të grupit, të cilët vetëm në një rast arritën të kryenin një vjedhje të vërtetë kundër një biznesmeneje nga Bresso, në zonën e Milanos.
Pas një viti hetimesh, hetuesit kanë arritur të zbardhin 20 vjedhje, 13 nga të cilat në njësi tregtare dhe 7 autovetura.
Banda, me bazë operacionale në zonën e Brescia, ishte aktive në provincat e Milanos, Bergamo dhe Modena.
Vjedhja në Valle del Chiese ishte e vetmja e shënuar në Trentino, dhe ishte ky episod që “tradhtoi” grupin.
Mediat italiane publikojnë emrat e shtatë personave të arrestuar, ndërsa nuk saktësojnë se cili ishte kreu i grupit.
Këta janë emrat e shtatë anëtarëve të bandës që u arrestuan:
Endri Caushaj, 33 vjeç
Ardian Muca, 39 vjeç
Migen Capatina, 29 vjeç
Bledar Bashmeta, 41 vjeç
Besart Mehmeti, 34 vjeç
Marco Ramunno, 31 vjeç
Lorenzo Macalli, 28 vjeç