Pak më herët Policia e Tiranës njoftoi finalizimin e një operacioni të koduar “Laboratori” nga I cili përfunduan në pranga dy persona F. N., 30 vjeç dhe P. P., 27 vjeç të njohur ndryshe edhe me pseudonimet “Loli Verës” dhe “Pipo”.
Brenda tij policia arriti të gjente 1, 8 kg heroinë, ku nga kjo sasi, një pjesë ishte e përgatitur në 353 doza, 202 gr kokainë, rreth 50 mijë lekë , peshore elektronike, frulator grirës, sitë e sende të tjera që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.
Pasi e përpunonin, përzienin dhe ambalazhonin drogën në laboratorin e sipërpërmendur “Loli Verës”, dhe “Pipo” e shisnin atë në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme në disa zona të Tiranës.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuara nga neni 283/2 në ngarkim të shtetasve F.N., P.P., si dhe për “Moskallëzim Krimi” parashikuar nga neni 300 I K. Penal ne ngarkim te shtetasve B.S, B.N dhe G.G..