Conference League, kompeticioni më i ri i UEFA-s që nis sezonin e ardhshëm, finalen e madhe pritet ta zhvillojë në Shqipëri, në stadiumin “Air Albania”.
Ende nuk është zyrtare, por diçka e tillë është paralajmëruar prej disa ditësh nga gazetari i Asociated Press, Graham Dunbar.
Zërat sa vijnë e shtohen dhe tani raportohet se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritet të mblidhet të enjten, pra nesër, dhe të zyrtarizojë se finalja e Conference League do të zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë.
Një ngjarje e rëndësishme sportive për vendin tonë, pasi kurrë nuk i është besuar një aktivitet i tillë në të shkuarën.
Sa duket lëvizja e FSHF-së ka rezultuar e duhura. Duke parë se finalja e Superkupës së Europës ishte një mision për t’u arritur, zgjodhën të tërhiqeshin nga gara dhe tani pritet të organizojnë finalen e Conference League.