‘Finalja’ e madhe të Shqipërisë: ‘Ne jemi një’

Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.

Në impiantin modern kuqezi do të ketë vend për rreth 22 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i tij. Tashmë stadiumi ka nisur të mbushet dhe do të jetë një atmosferë e zjarrtë përgjatë 90 minutave nga tifozët shqiptarë. Në mesin e fushës shkruan: “NE JEMI NJË!”. Kuqezinjtë do të mbështesin ekipin në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori, pasi Shqipëria ka shanse reale të shkojë në Botëror.

Loading...