Fiori Dardha flet për marrëdhënien me 8 motrat e bashkëshortit

Pavarësisht se kohët evoluojnë dhe çiftet e sotme janë më të lira në marrjen e shumë vendimeve, duket se hija e marrëdhënies “vjehërr-nuse” vijon të përndjekë shumë prej tyre, por jo më pak e rëndësishme është edhe ajo mes kunatave. Megjithatë jo çdo legjendë urbane që dëgjoni vërdallë duhet besuar, sepse raportet e mrekullueshme me kunatat nuk janë të pamundura.

Dhe një shembull për këtë është gazetarja e njohur Fiori Dardha e cila ka jo një, po tetë kunata dhe ka raporte shumë të mira me të gjitha.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku mes të tjerash e kanë pyetur për marrëdhënien me kunatat, ajo ka treguar se me të gjitha ka marrëdhënie të shkëlqyer.

“Në një foto që ke postuar mbaj mend sikur ke tetë kunata. Si ia del dhe si i ke marrëdhëniet?”, e ka pyetur dikush. “E vërtetë! Bashkëshorti im është djalë i vetëm, i fundit pas tetë motrave. Si ia dal?! Me kunatat kam marrëdhënie të shkëlqyera! Kanë të gjitha familjet e tyre dhe kur mblidhemi së bashku, kënaqemi shumë. Fundja, një nuse kanë, ndaj më mbajnë me kimet!”, është përgjigjur ajo.

Loading...