Miso dhe Tefta Gjoni, janë dy bashkëshortë të moshuar 81 dhe 76 vjeç, që jetojnë në Ujë të Ftohtë në qytetin e Vlorës.
Shqetësimi i tyre lidhet më një ndërtim, që po bëhet buzë banesës së tyre, për shkak të të cilit, kanë mbetur pa rrugë kalimi.
“Duke u mbajtur, duke u kacafitur në mur, si ato hardhucat, ashtu kemi vajtur, nëpër tela. Më parë aty kemi kaluar se ka qenë pus, ka qenë e paprishur”, tha i moshuari.
“Nuk na lajmëruan fare. Gënjenin, thonin do vijë bashkia, do të bëjë projekt, do bëjë punë”, tha e moshuara.
Ky investim po bëhet pranë ish-puseve të naftës, që në kohën e italianëve.
Të izoluar prej më shumë se dy javësh dhe të rrezikuar nga humnera e hapur para banesës, “Stop” bëri që me prezencën e tij, firma e ndërtimit, Elda Vl, të hapë menjëherë një rrugë të përkohshme, që ata të kalojnë dhe me përfundimin e investimit, do të ndërtojë një rrugë, që do t’i shërbejë gjithë lagjes.
Gazetari: Nuk kalon dot për të shkuar deri te shtëpia.
Punonjës: Po ja, do prishim atë murin aty dhe do kalojnë.
Gazetari: Muri i kujt është ky?
Punonjës: Ky është objekti ynë, nga aty, deri te pika e kuqe.
Gazetari: Do vijmë te shtëpia, ka mundësi të vijmë nga rruga tjetër?
Denoncuesi: S’ka rrugë tjetër.
Punonjës: Nga mbrapa!
Denoncuesi: S’ka nga të hysh nga mbrapa, se i ka bërë bllokim ai. ( fqinji)
Denoncuesi: I kam dhënë këtij shteti dhe tani të kacavirrem nëpër mure?
Administrator i firmës “Elda Vl”: Ne po blejmë pronën këtu 200 mijë euro, që të kaloni ju, ti…tallesh.
Denoncuesi: Nga të kaloj, more?
Firma: Nesër muri do prishet.
Denoncuesi: Nuk jam vetëm, kam edhe gruan.
Firma: Po do kalosh këtu, se nga e hëna do prishet kjo. Të hënën fillon prishja këtu dhe kalon në baçen tënde. Kemi blerë pronën kastile për ty.
Denoncuesi: Po deri tani more djalë, e pe se si u kacavirra?
Firma: Rri i qetë, se do ikësh me vrap, jo me avash!
Gazetari: Do hapet rrugë këtu?
Firma: Do sheshohet kjo.
Administrator i firmës “Elda Vl”: Prona jonë mbaron brenda. Prona jonë është deri atje, zotëri.
Gazetari: Xhaxhi, është e rrezikshme për të kaluar aty ti. Si do kalosh aty prapë? Në këtë moshë, ti po dridhesh.
Denoncuesi: E di, sa e kam tani? 14 me 22 është tensioni tani.
Administrator i firmës “Elda Vl”: Do të të lë rrugë, që të kalosh, kur të mbarojmë ne. Rruga në studim është këtu, do ta bëjmë ne.
Denoncuesja: Nuk të lënë ata.
Administrator i firmës “Elda Vl”: Rruga e re në studim… është marrë tri katëshja këtu. Dje kemi rënë dakord me ata dhe do kalojë këtu. Këtë aty nuk e prishje dot, se nuk isha unë dy muaj, se ashtu i pata ca halle. Kur të mbarojmë ne, do kesh akses të kalosh te kompleksi ynë.
Denoncuesi: E falënderoj shumë, Saimirin me gjithë ekipin e tij për punën, që bëri! Faleminderit Saimirit, shokut tjetër dhe juve se erdhët juve, që u hap!/tvklan.al