Firmos Rama, Ervin Hoxha kreu i ri i IKMT

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailit.

Vendimi i shkarkimit ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe bizneseve ndaj Ismailit.

Në vend të tij është emëruar Ervin Hoxha.
Shkarkimi i Ismailit ka ardhur pas propozimit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Vendimi në fjalë, vjen vetëm 8 muaj pas qëndrimit të tij në detyrë. Mësohet se vendimi ka motivacion zyrtar, që lidhet me performancë të ulët dhe pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë pasur në adresë të tij për vendime arbitrare.

Ismailaj erdhi në këtë post në mars të këtij viti si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama.

Vendimi i shkarkimit ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe bizneseve ndaj Ismailit.

Në vend të tij është emëruar Ervin Hoxha.

Loading...