Firmoset marrëveshja me Kosovën, Lleshaj zbulon mesazhin e Ramës

Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj së bashku me homologun kosovar, Ekrem Mustafa kanë nënshkruar “Marrëveshjen për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”.

Nga pika e kalimit kufitar Morinë, ministri Lleshaj zbuloi edhe mesazhin e kryeministrit, Edi Rama, i cili nuk ishte i pranishëm.

“Për mua është një kenaqësi e vecantë që në prag të vitit të ri, të jem këtu për të nënshkruar këtë marrëveshje të rëndësishme. Së pari, ju sjell përshëndetjen e kryeministrit Rama, i cili nuk preferoi të vinte se më tha: Kemi 50% sukses kësaj rradhe, do vi vetëm kur ta heqim komplet kufirin.

Jemi mbledhur për të nënshkruar këtë marrëveshje. Marrëveshja ka një rëndësi të veçantë, me këtë marrëveshje ulim me 50 % kohën e pritjes, duke eliminuar plotësisht kontrollet me kufirin tonë të përbashkët.

Ne na duhet që çdo hap të lirisë ta shoqërojmë me rritjen e sigurisë. besoj se ky është vetëm një hap. Hapi tjetër është se shumë shpejt qeverisë do i mundësojmë të firmosin një marrëveshje të rëndësishme”, u shpreh ai./Balkanweb

Loading...