Njeriu që goditi me grusht ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ky i fundit po protestonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka dalë i papërgjegjshëm mëndërisht.
Në këtë konkluzjon kanë dalë 4 ekspertë psikiologë, të caktuar nga prokuroria e Tiranës, të cilët ekzaminuan gjëndjen psikologjike në raport me veprimet fizike që kryen, i arrestuari Gert Shehu.
“Ora News” mëson se për shkak të veprimeve të papërgjegjshme, prokuroria e Tiranës pak ditë më parë ka depozituar kërkesën në gjykatë, duke kërkuar revokimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Gert Shehu dhe mbylljen e tij në një institucion mjekësor duke ndjekur mjekimin e detyruar.
Procesi gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë ende nuk ka filluar në gjykatën e Tiranës, por përmes kësaj kërkese automatikisht bie dhe akuza e “Goditjes për shkak të detyrës”, që u ngrit fillimisht për Gert Shehun.
Sipas burime të prokurorisë, Shehu nuk mban përgjegjësi penale për veprimet kriminale që ka kryer në datën 6 dhjetor 2022, ku qëlloi me grusht në fytyrë, ish-kryeministrit dhe liderin e opozitës Shqiptare, Sali Berisha.
Nga dita e ndodhjes së ngjarjes deri tani, për 6 muaj me rradhë, Shehu mbahet i izoluar në burg. Ndërsa pas kërkesës së prokurorisë që pritet të shqyrtohet në vijim nga gjykata, Gert Shehu, do mbyllet në psikiatri.
Por kjo masë e re, mund të apelohet nga familjarët dhe avokatët e Gert Shehut, duke synuar lirimin e tij të plotë dhe nga gjëndja spitalore. 31-vjeçari para se të kryente sulmin me grusht ndaj Berishës, është parë duke dalë nga xhamia.
Më pas ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike ku ka tentuar që t’i afrohet ish-kryeministrit Berisha, gjatë momentit që ky i fundit u drejtua për tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Pasi nuk arriti t’i afrohej gjatë kohës kur ishte në oborrin e selisë, Gert Shehu, ka gjetur momentin e përshtatshëm për ta goditur, teksa Berisha dhe Meta po shkonin drejt protestuesve që ishin mbledhur jashtë perimetrit të sigurisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Për sulmin e bërë ndaj Berishës pati reagime të shumta nga ana e opozitës dhe ambasadave të huaja në vend, të cilat e dënuan rastin duke e cilësuar si të papranueshëm në një vend demorkatik.
Gjithashtu, kryeministri, Edi Rama kërkoi që përgjegjësi të dilte para ligjit dhe të merrte dënimin e merituar për sulmin që kreu i ekzekutivit e konsideroi si akt të patolerueshëm.