Një vogëlushe ishte vetëm 5 muajshe kur u ku diagnostikuar me kancer, por dëshira e saj për të jetuar dhe aftësia e mjekëve arriti ta shpëtojë.
Kjo ëshë historia e prekëse e Molly Hughes, së cilës mjekët i zbuluan praninë e një neuroblastoma në fazën e katërt. Menjhëerë vogëlushja vetëm 5 muajshme iu nënshtruar një terapie rraskapitëse 15-mujore dhe pesë cikle kimioterapie.
Në lajmin e shërimit “Unë e përqafova të vështirë për të paktën pesë minuta”, tha nëna e saj, Chelsea Hughes. Kur mora vesh se vajza ime ishte shëruar e përqafova fort dhe për 5 minuta nuk e lëshoja”– ka trëguar nëna e Molly-it. Vogëlushja së bashku me familjen e saj jetojnë në shtetin amerikan të Kentucky-it.
“Edhe pse ka humbur dëgjimin Molly po i kthehet një jetë normale dhe të lumtur. Ajo nuk qëndron një sekondë në vend është tepër aktive, që kur zgjohet në mëngjes dhe deri sa flë në darkë. Është e mbushur me energji si të gjithë fëmijët e moshës së saj”- ka thënë më tij nëna e vogëlushes 20 muajshe./Balkanweb